Riza Çato: Besoj fort tek dashuria…

të putha du ta di... grossman

Ftohur koha, ftohur unë,
ftohur jeta tej-përtej.
Ftohur mikja bërë furtunë,
bëhem mal e dot se kthej.

Ftohur miku, ftohur shoku,
ftohur vargu poetik.
Macja, miu flenë së toku,
ti më thua ik, or ik.

Ftohur zjarri, fikur prushi,
fikur dritat errësirë.
Ftohur rri nga hera dushi,
ftohur ti moj zemërmirë.

Ftohur shpirt e ftohur zemër,
kthyer në një Antarktidë.
S’po gjej dot ti vendos emër,
truri s’mban më asnjë vidë.

Ftohur deti,ftohur lumi,
ftohur mali, çdo kodrinë.
Syri flet : Po kjo ku humbi ?!
Pse po ma burgos lirinë!

Ftohur fjala, ftohur goja,
ftohur nga koka në këmbë.
Unë besoj se ti bën gjoja,
kot belbëzon nëpër dhëmbë.

Ftohur, ftohur thërret ora,
ftohur pritja sa më s’ka.
Kur ta zgjas më dridhet dora
dhe pse di që bën shaka.

Ftohur unë e ftohur ti,
ftohur e gjithë miqësia,
por kur të shikoj në sy,
besoj fort tek dashuria.

ObserverKult

Lexo edhe:

Anne Sexton: Dashnorit tim që kthehet te gruaja