Biblioteka e Tetovës arrin marrëveshje me Ministrinë e Kulturës për shpërnguljen, u janë premtuar hapësira shtesë

Biblioteka e Tetovës “Koço Racin” do të shpërngulet në vendin e propozuar nga Ministria e Kulturës e Maqedonisë, kur do të rinovohet, ndërsa dy institucionet kanë arritur marrëveshje që për fondin letrar të gjenden edhe hapësira shtesë nga rreth njëqind metra katrorë në Qendrën e kulturës “Ilo Anteski-Smok” në Tetovë.

Kjo marrëveshje pason pasi që të punësuarit dërguan kërkesë me shkrim që të ndryshohet vendimi për zhvendosje për shkak të kushteve jo të përshtatshme për një bibliotekë.

“Pas kërkesës sonë kanë ardhur dy përfaqësues të Ministrisë, i panë hapësirat dhe ne na u premtua se hapësirat tona do të rinovohen dhe adaptohen për punë të bibliotekës. Gjithashtu do të na japin hapësira shtesë sepse ambientet aktuale që na janë dhënë nuk janë të mjaftueshme për funksionimin e bibliotekës.

Ky ka qenë një premtim me gojë mes të punësuarve në bibliotekë dhe Ministrisë së Kulturës. Ne kemi bërë specifikim për nevojat tona dhe sipas së cilës duhet të rinovohet hapësirat, si duhet të adaptohen. Këtyre ditëve pritet të bëhet një komision dhe të fillojmë me punë”, deklaroi Rezarta Ismaili, drejtoreshë e bibliotekës “Koço Racin” – Tetovë.

“Ne tashmë përdorim magazina në Qendrën e kulturës, por këto do të jenë shtesë nga 80 deri në 100 metra katrorë, por në një vend tjetër, larg vendit ku duhet të lëvizim. Tani për tani kaq, presim një përgjigje me shkrim se do të na jepen dhomat shtesë. Do të thotë shumë për ne”, tha Rezarta Ismaili.

Biblioteka prej dekadash po përballet me problemin e mospasjes së ambienteve të veta. Për zgjidhje afatgjate është nisur objekti i ri ku duhet të vendoset biblioteka dhe Teatri u Tetovës. Ndërtesa ka filluar të ndërtohet në vitin 2014 dhe ende nuk ka përfunduar.

Fondi i bibliotekës është mbi 140 mijë libra, ndërsa ka 5.600 lexues të regjistruar./ zhurnal.mk

ObserverKult


eqrem Çabej spiuni

Lexo edhe:

BIBLIOTEKA KOMBËTARE NDERON NËPËRMJET NJË EKSPOZITE, AKADEMIKUN EQREM ÇABEJ

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, nëpërmjet një ekspozite “In memoriam”, përkujton akademikun Eqrem Çabej, në 115-vjetorin e tij të lindjes.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult


Sabri Hamiti

SABRI HAMITI: LARGIMI

Poezi nga Sabri Hamiti

Le mbas Detin, Malin, Tokën, Fushën
E shtëpisë së moçme i vë dry në derë
Me litar shpëtimi prapë e lidhe gushën
Frymën zënë që pate e hudhe në erë

I ikur nga dheu nis mërgim të ri
Ta gjesh botën tënde që ik diku larg
Nëpër terr të qiellit që të vesh në zi
Ndjek yjet e shpresës të nisur në varg

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult