Biblioteka që ecën: “A doni libra, zotni?”

‘Biblioteka në këmbë’ , fotografi e realizuar në vitin 1930 në Londër.

Në këtë fotografi shihen dy gra të cilat janë ndaluar në rrugë, njëra shfleton një libër derisa tjetra mban një raft të librave.

ObserverKult


Lexo edhe:

BIBLIOTEKA E ALEKSANDRISË, KUSH E SHKATËRROI, JA DISA NGA TEORITË…

Shkatërrimi i bibliotekës së madhe të Aleksandrisë, është konsideruar si një nga humbjet më të mëdha të botës së lashtë. Gati 1 milion dokumente nga mbarë Asiria, Greqia e Lashtë, Persia, Egjipti, India dhe shumë qytetërime të tjera të fuqishme të kohës, u zhdukën nën rrënojat e saj. Nuk është arritur të gjendet kurrë ndonjë gjurmë e bibliotekës, por të dhënat historike flasin për humbjen e saj tragjike.

Ngritja e Aleksandrisë

Aleksandria, një nga qytetet më të mëdha të botës së lashtë, u themelua nga Aleksandri i Madh i Maqedonisë, pas pushtimit të Egjiptit në vitin 332 Para Krishtit. Pas vdekjes së Aleksandrit në Babiloni, në vitin 323 Para Krishtit. Egjipti ra në sundimin e njërit prej gjeneralëve të tij, Ptolemeut.

Pikërisht nën Ptolemeun, Aleksandria e sapo-themeluar zëvendësoi qytetin antik të Memfisit si kryeqyteti i Egjiptit. Kjo shënoi fillimin e ngritjes së Aleksandrisë. Megjithatë, asnjë dinasti nuk mund të mbijetojë për shumë kohë pa mbështetjen e qytetarëve të saj. Ptolemeu ishte shumë i vetëdijshëm për këtë.

Mbretërit e hershëm që erdhën pas tij, u përpoqën të legjitimonin sundimin e tyre përmes mënyrave të ndryshme, duke përfshirë marrjen e rolit të faraonit. Apo themeluar kultin greko-romak të Serapis, dhe duke u bërë padronë të dijes (një mënyrë e mirë për të treguar mirëqenien). Ishte ky lloj patronazhi, që çoi në krijimin e Bibliotekës së Madhe të Aleksandrisë, nga ana e Ptolemeut…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU