Eja, trishtim , eja me hapa fletësh qe bien nga degët, eja me hapa shiu që këputet nga fletët… Eja trishtim , eja me hapa tingujsh që dridhen në mbrëmje, eja me hapa zemrash që rrahin me dhimbje… Eja, trishtim, o prehër i ëmbel që nuk më braktise kurrë, o strehë e qetësisë sime, o ëndërrime të mia, o gji i shpresës sime. Eja, trishtim, trishtim, eja.