Bini në dashuri me dikë që ju bën të qeshni me lot!

adriana myrtaj: gruaja

Bini në dashuri me dikë që ju bën të qeshni me lot!

Nga Stephanie Reeds

Njerëzit bien në dashuri për shumë arsye.
Ndonjëherë ata bien në dashuri sepse ndjehen të kuptuar dhe të pranuar.
E ndonjëherë ata bien në dashuri sepse kanë gjetur dikë që i bën të ndjehen sikur e kanë njohur gjatë gjithë jetës.
Ndonjëherë ata bien në dashuri sepse mendojnë se zemrat e tyre sinkronizohen.
Dhe nganjëherë sepse ata ndjehen të lirë të jenë saktësisht ata që janë para atij personi tjetër.

Të gjitha këto gjëra janë të rralla dhe të jashtëzakonshme, por nëse më pyesni, besoj se arsyeja më e rëndësishme pse njerëzit bien në dashuri është se ata gjejnë dikë që i bën të qeshin.

Ne kalojmë nëpër shumë dhimbje, tradhti, goditje zemre, zhgënjime, dyshime, netë pa gjumë, dështime, ulje dhe ngritje.
Rrëzohemi.
I humbim ata që i duam. Humbim besimin. Humbim shpresën.
Dhe e vetmja gjë që na ndihmon të ngrihemi në këmbë dhe të gjejmë një rrugëdalje është dashuria.
Dashuria e vërtetë, e pakushtëzuar, e ngrohtë.

Ndihemi të humbur dhe pastaj krejt papritur vjen një person që e kupton shpirtin tonë dhe e di se si rrah zemra jonë.

Që beson në ne.
Buzëqeshja e të cilit na bën të ndiejmë ato flutura të bukura në stomakun tonë dhe humori i të cilit na bën të qeshim derisa të qajmë.

Ata shikojnë në sytë tanë dhe menjëherë na sjellin një buzëqeshje në fytyrën tonë. Ekzistenca e tyre sjell gëzim në jetën tonë.
Prekja e tyre na bën të ndihemi të dashur.
Dhe puthja e tyre na bën të ndiejmë gjëra që nuk i kemi ndier kurrë.

E kuptojmë se kjo qenie njerëzore ishte ajo që ne kemi pritur gjatë gjithë jetës sonë.
Se ne e kemi njohur gjithmonë këtë person.
Ndoshta nga një jetë e mëparshme ose nga ndonjë univers paralel.
Se rrugët na u kryqëzuan në kohën e duhur.
Dhe njëri-tjetrin e gjetëm dhe e zgjodhëm mes 7 miliardë njerëzve të tjerë në botë.

Të kesh një të qeshur dhe një buzëqeshje me të cilën mund ta bësh ditën tënde dhe ta mbushësh jetën me gëzim është një nga gjërat më të paçmueshme në jetë.
Të qenit i/e dashuruar me dikë që ju bën të ndjeheni personi më i lumtur i gjallë është bekimi më i madh.
Jeta është tepër e vështirë, kjo është arsyeja pse dashuria nuk duhet të jetë e tillë.
Dashuria duhet të ndihmojë të rritemi, të lulëzojmë dhe të përjetojmë çdo gëzim ndërsa ne ekzistojmë këtu në tokë.
Dashuria duhet të na bëjë të lulëzojmë.

Prandaj ju lutem, mos e jepni veten tek njerëzit që marrin gjithçka si të sigurt.
Bini në dashuri me një person i cili kurrë nuk do të ndalet duke ju kujtuar se çfarë gëzimi është të jesh gjallë.

ObserverKult

————————-

Lexo edhe:

Silvana Begaj: A keni rënë ndonjëherë në dashuri ju?