
Në rrugën West Oley
duke artikuluar format
format e dy figurave në hije
të ndriçuara
nga një dritë verande jeshile glicerine
nga një glob polietileni
i veshur me një aureolë mjegulle
në një natë të lagësht vere
të shqetësuar nga një kujtim që venitej
si një tullë e çlirët në mur
e cila u shkërmoq për të rënë
në mallkimin e dashurisë
të egër me vargje qyteti
me një zë thua se asgjë që u tha
nuk ka mbijetuar
përveç meje.
Përktheu: Fadil Bajraj
ObserverKult
Lexo edhe:






