Bisera Alikadić: Mos kërkoni andrrat tona në fjalor


Mes tjerash
Në andrrat e burrave Sarajevas
Fruti asht thjeshtë frut
Në andrrat e grave Sarajevase
Karrota asht thjeshtë karrotë
Në andrrat e fëmijëve
Vrasësit janë njimend vrasës
Për interpretimin e andrrave tona
Mos kërkoni fjalor
Mes andrrës e realitetit
Te na s’ka kufi
Na jena super t ‘vërtetë
Dhe super surreal
Na jena shteg estetik
I shtypun
Me drithmat e trupit
Prej ndonji t’ dekunit tanë
As kufoma s’ka mbet
E coptume n’ artileri
ka fluturu drejt n’ qiell
veç britma

Në shqip: Vlora Konushevci