Kujtohu të më puthesh sytë, nëse vendos të ikësh

puthje të çmendur

Poezi nga Andrew Faber

Mos u tremb nga rrëmuja!
Është pjesë e rregullit.
Do ndeshësh ca ushtarë roje
që hiqen si të ashpër,
por duan vetem përkëdhelje.
Do të lenë të hysh.
Frikën dhe ankthin mos i vështro.
Janë dy primadona,
që nuk presin tjetër
veçse të duken bukur në sytë e rishtarëve.
Vazhdo përpara,
pak kanë për të të rrëfyer.
Sapo të kalosh kthesën e shpresës,
mes pavetëdijes dhe arsyes,
(do jesh në gjendje ta bësh?)
do përballesh me të miat dëshira.
I shikon ato me shkrim dore?
Ja, për ato zgjodha një fustan elegant.
Për të ndaluarat e humba çelësin.
Por nuk jam në burg.
Tashmë, je që je,
çliromë paksa nga çmenduria.
Natën ulërin e shqyen,
nuk më le të çlodhem.
Melankolia është përherë mënjanë duke lexuar.
Pak për zgjedhje, pak për art.
Veç mos kërko të vësh rregull.
Herën e fundit dy vjet analizë iu desh sistemimit.
Mund të ndalosh sa të duash,
ose qëndro të flesh,
por kujtohu të më puthesh sytë,
nëse vendos të ikësh.

Ujdisi shqip: Rielna Paja

ObserverKult


Lexo edhe:

RIELNA PAJA: JAM GRUA!

Nga Rielna Paja

Grua, ti je e bukur!
Ti je Kleopatra sfidante.
Ti je Katerina e Rusisë,
inteligjente dhe reformatore.
Je princesha Dianë me kurorën brilante në flokë,
rebele dhe bamirëse.
Je Jane Austen,
e ndjeshme dhe ironike.
Je Frida Kahlo,
shpirtvrarë po aq sa
shpirtbukur.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult