Bislim Ahmetaj: Halucinacion

bislim ahmetaj

Poezi nga Bislim Ahmetaj

retë e mia
ecin më shpejt se shiu,
shiu më ngadalë
se flokët e borës,
bora i ngrin
rrezet e diellit,
dielli ngjitet për qiell
e puthet hirshëm me hënën,
hëna e tradhëton diellin
me një mijë yje,
yjet mbesin shtatzanë
e lindin miliona shikime,
që na shohin ne toksave lakuriq, me duar të rrasura thellë në xhepat bosh…

ObserverKult


Lexo edhe:

BISLIM AHMETAJ: KALË I VERBËR NGJYRË DIELLI