reklamë

Bislim Ahmetaj: Iluzion mbi asgjë

Që dashnia asht vuajtje, e di,
e kam provue,
e kam pa me sytë e mi.

Por që vuajtja të jetë dashni…
në këtë botë t’mbytun në ligësi,
çka s’ndien njeri, çka s’banë vaki.

E prapë zemra s’pyet për arsye,
rreh aty ku dhemb,
ku shpirti thyhet n’heshtje.

E ndoshta aty,
mes plagëve t’padukshme,
rritet diçka që veç dashni quhet.

Se nganjëherë,
pa dashtë me e pranue,
njeriu don edhe kur vuan…
dhe vuan,
sepse ka dashtë.

ObserverKult


Lexo edhe:

Bislim Ahmetaj: Mos më mungo sonte