Bislim Ahmetaj: Jeto o njeri!

bislim ahmetaj

(Reflektim mbi një poezi të Azem Shkrelit)

Ndejta gjatë,
Gjatë pafund,
Me vite, me dekada, me shekuj
Duke e kqyrë jetën në dritë të synit.

Nji natë, në kapërcyell të një dimri idhnak
Bash në retinë të syve t’jetës
Pashë vdekjen
Veshë me t’zeza
Tuj hedhë valle në të bardhën e syve të mi.

At’natë, at’botë
I kam mbyllë sytë fort
Dhe e kam shpotit vetën randë,
Prej atij çasti fatlum
Ju kam turrë kësaj jete të rrejshme
M’e  jetue kurrë ma pa u kqyrë n’sy.

Jetoje jetën,
O njeri
Se tek e mramja kush ka mbetë mbi ktë dhe ?!?
Me t’lëvdue, a me t’pshty…

ObserverKult


bislim ahmetaj

Lexo edhe:

BISLIM AHMETAJ: HALUCINACION

Poezi nga Bislim Ahmetaj

retë e mia
ecin më shpejt se shiu,
shiu më ngadalë
se flokët e borës,
bora i ngrin
rrezet e diellit,
dielli ngjitet për qiell
e puthet hirshëm me hënën,
hëna e tradhëton diellin

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult


BISLIM AHMETAJ: KALË I VERBËR NGJYRË DIELLI

Poezi nga Bislim Ahmetaj

Një kalë i verbër ngjyrë dielli
trokon thatë
në hekurudhën e ndryshkur.
Hingëllima e tij e trishtë
i ngjan oshëtimës gjarpëruese
të vagonave dembel
që dikur moti i shkonin pas
një brumbulli metalik
që villte re të zeza tymi.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult