Poezi nga Bislim Ahmetaj
Një kalë i verbër ngjyrë dielli
trokon thatë
në hekurudhën e ndryshkur.
Hingëllima e tij e trishtë
i ngjan oshëtimës gjarpëruese
të vagonave dembel
që dikur moti i shkonin pas
një brumbulli metalik
që villte re të zeza tymi.
Kali i verbër ngjyrë dielli
nuk ndaloj në stacionin e braktisur
edhe pse roja i pluhurosur e tundi gjatë një flamur të grisur ngjyrë ferri…
ObserverKult
Lexo edhe: