Bislim Ahmetaj: Nata(!)

bislim ahmetaj

Nata
Gojë ujku
Gotë e thyer
Bisht dhelpne
Rrugë pa krye.

Nata
Brinjë gjarpri
Llampë e djegur
Dhëmb miu
Këmbë kërmilli.

Nata
Prrua i thatë
Drrasë e kalbur
Besë e shkelur
Dashuri e tretur.

Nata
Shteg pa krye
Kurth merimangash…