Poezi nga Blaga Dimitrova
Kronisti bizantin Prokopi i Cezaresë
Ditën shkarraviste kronikat zyrtare:
Fitore të lavdishme, progres i paparë etj.
Natën në fshehtësi shkruante të vërtetën
Mbi shthurjen e oborrit, plakçën, paligjshmërinë,
Që popullin dhe shtetin e shpienin në greminë.
Ndryshe, si do të bënte prokopi Prokopi?
E vërteta e ditës vlente deri në drekë
Ndërsa ajo e natës për ditët në vazhdim.
Me dy pupla gusash u ngrit Prokopi
Veçse për këtë të shkretë urtësi
Duhet të jesh patjetër bizantin
Po, për besë.
Dhe t’i dalësh zot llagapit i Cezaresë.
Shqipëroi: Agim Vinca
ObserverKult
Lexo edhe:
PA LAMTUMIRË… POEZI NGA AGIM VINCA
Të ikësh nga kjo botë e lashtë
Të shkosh cok te rrënjët, bimët.
Kjo është një gjë kaq e thjeshtë
Siç është të ngrënët dhe të pirët.
Të ikësh shpejt, pa lamtumirë
Të fluturosh posi një zog.
Pa u drobitur, pa u vdirë
Për kurrgjësend në këtë botë.
T’ia mbathësh nga ky qytet i pistë
Të ngjitesh lart, atje në kodër.
Pa testament, hoxhë as prift
Si duke luajtur ndonjë lodër.
Të ikësh gand, pa lamtumirë
Nga një copë plumbi a predhe,
Që të fshik në tëmth a parzmë
E të lë shakull para dere…
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult