Tani do të jemi të lumtur, kur s’presim asgjë!

Blas de Otero

Poezia “Indiferenti” e poetit spanjoll Blas de Otero

Tani do të jemi të lumtur
kur asgjë ç’të presim s’ka.

Le të bien gjethet e thara,
le të çelin lulet e bardha,
pa çka!

Le të ndrijë dielli në qiell
Le të bjerë shiu mbi xham.
A s’janë të gjitha gënjeshtra
të vërteta të gjitha a s’janë?
Le të mbretërojë mbi botë
pranvera që vdekje s’ka,
le të marrë të tatpjetën jeta,
pa çka!

Le të ketë melodi endacake,
pa çka!

Ç’na hyjnë në punë meloditë
kur asgjë ç’të këndojmë s’ka.

Përktheu Aurel Plasari

ObserverKult

Blas de Otero

——————————–

Lexo edhe:

TË BËHESH MILIARDER NGA GABIMET GRAMATIKORE, MËSONI HISTORINË E THEMELUESVE TË GRAMMARLY

Mësuesit tuaj ndoshta ju kanë thënë se gramatika është e rëndësishme, por a ua përmendën se mund t’ju bëjë miliarder?

Një raund investimi prej 200 milionë dollarësh nga mjeti popullor i kontrollit gramatikor Grammarly jo vetëm që e rriti vlerën e kompanisë në 13 miliardë dollarë, por bëri miliarderë dy prej themeluesve të saj: Max Lytvyn dhe Alex Shevchenko.

Sipërmarrësit me origjinë ukrainase, të cilët filluan asistentin e shkrimit të automatizuar në 2009 me ndihmën e programuesit Dmytro Lider, tani kanë vlerë të paktën 4 miliardë dollarë secili falë financimit të fundit.

Rreth 22% e Grammarly është në pronësi të investitorëve të përfshirë në dy raundet e financimit të tij në 2019 dhe 2021, sipas të dhënave të mbledhura nga Pitchbook.

Ndërkohë, Lider, bashkëthemeluesi i tretë, mban vetëm 1% aksione. Kjo i lë Lytvyn dhe Shevchenko me rreth 35% secilit të kapitalit të Grammarly, me vlerë afërsisht 4 miliardë dollarë secili…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU