Bledar Sejko: Ne ishim vetëm dy të panjohur (teksti dhe kënga)

Ne ishim vetëm dy të panjohur
që ecnim bashkë nëpër natë
unë çaja terrin ti yjet ndiqje
dhe belbëzoje ngadalë

Ti më tregove se botën njihje
pa tinguj zërash pa fjalë
por gjuha jote krejt me simbole
me magjepsi në çast

Jo ti s’flet ndoshta s’dëgjon
por jeton si çdo njeri
ti që ecën që krijon
vallë pse të heshtësh përjetësisht

Ti lotët s’njihje ti buzëqeshje
trishtimin mbysje në çast
ti dashuroje veç me vizione
mallkojë heshtjen pa fjalë

Një thirrje të larget më pas dëgjuam
ti rende-rende drejt saj
ishte ëndërr shpresë ishte dehja jote
une dhimbje ndjeva pas kësaj

Jo ti s’flet ndoshta s’dëgjon
por jeton si çdo njeri
ti që ecën që krijon
vallë pse të heshtësh përjetesisht.

ObserverKult

————–

LEXO EDHE:

Redon Makashi: Pse ke frikë, ti zemra ime (teksti dhe kënga)