Të vështroj përsëri e përsëri nuk më mjafton
Të ndjej në gjithë trupin tek endesh në mua.
S’mund të them si ndihem teksa më vështron
Je krejtesisht e imja e unë më shumë të dua…
Ajo që ndjej për ty është një ndjenjë e marrë
Një drithërimë shpirti, ethe që vijnë dendur.
Dashuri kam njohur, shijuar dhe më parë
Por dashuria jote është ndjenja më e çmendur.
Ndjenja më e marrë njëkohësisht p’rrallore
Që lufton logjikën e me gjakun rrjedh në mua.
Ti gjithmonë më thua që unë jam i çmendur
Ky jam unë e dashur edhe kështu të dua!
ObserverKult
Lexo edhe:
RRËFIMI JETËSOR I ALBRIGHT: VITET JANË VEÇ NUMRA…
Kur Madeleine Albright u emërua Sekretare e Shtetit nën kohën e presidentit Bill Clinton në viti 1997, rrëzoi konceptet mbi atë që do të thoshte të ishe një “burrë shteti”. Jo më pak për shkak të faktit, që Albright ishte gruaja e parë që merrte këtë post në historinë e Shteteve të Bashkuara.
Inteligjenca, këmbëngulja dhe humanizmi i Albright në trajtimin e çështjeve të politikës janë tashmë të mirënjohura.
Libri i saj me kujtime “Ferri dhe destinacione të tjera”, përshkruan të gjitha aktivitetet e saj publike dhe private të 20 viteve të fundit.
Albright në moshën 82-vjeçe, ka folur në këtë intervistë mbi jetën si lektore në universitet, parimet e diplomacisë së mirë, problemet e globalizimit dhe teknologjisë, dhe pengun që ka në lidhje me 3 vajzat e saj.
Çfarë ju nxiti ta titulloni librin tuaj të fundit “Ferri dhe destinacione të tjera”?
E kam bërë këtë për 3 arsye. Së pari, gjithçka që duhet të bëni sot është të shihni lajme. Nëse nuk zgjohemi shpejt dhe fillojmë t’i bëjmë gjërat ndryshe, Ferri është pikërisht aty për ku jemi drejtuar. Arsyeja e dytë, ka të bëjë me një thënie që mund ta keni dëgjuar: Në Ferr ka një vend të veçantë për grate, që nuk ndihmojnë njëra-tjetrën. Arsyeja e tretë, është se titulli ideal mund të ishte “Parqet dhe rekreacioni”, por ai është përdorur tashmë….
TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU