Ti më prek e unë tundohem,
Si i djegur bëhem hi.
Kur largohesh, dëshpërohem,
Të jetë vallë kjo, dashuri !?
Ti më flet e unë i humbur,
Të vështroj, e humb më shumë.
S’gjen themel zemër e lëkundur,
Rrëmbejnë ndjenjat si një lumë.
Ti më do edhe ma thua,
Mirëpo unë s’di s’i ta them.
Të pohoj ”dhe unë të dua”
Eshtë një varg, jo një poemë .
Sepse thjeshtë, ndjenjat e mia,
Nuk zënë vend në një fjali.
Nuk mjafton as poezia,
Duhen me dhjetëra poezi.
Ti më prek, unë shkrij si hekur,
Përpëlitem, bëhem hi.
Kur largohesh, jam i vdekur,
Pikë… Kjo quhet dashuri.