Bledi Ylli: Unë plas kur nuk të gjej…

bledi ylli

Më braktis shumë herë nxituar
E unë plas kur nuk të gjej
S’mund të them jam dashuruar
Por as mund të them çfarë ndjej!

Je në fund të çdo fjalie
Sytë e tu janë vargëzim
Buzët…, tinguj melodie
Dhe lëkura jote, rimë!

Zëri yt është etje-shuhes
Si në shkretëtirë, oazet
Ti, ke një vështrim tundues
Që nuk i mungojnë dhe nazet…

Shpirti yt i brishtë, kristal
Duhet mbajtur mirë ndër duar
Janë të pakta këto fjalë
Sado pak për të përshkruar.

Nuk e di sa munda t’ them
Çfarë kuptove me aq sa fola
Këto vargje janë poemë
Me një frymë për ty i shkrova.

E kur ti lexosh të shkruar
Do të t’ qeshin buzë e sy
S’mund të them jam dashuruar
As edhe çfarë ndjej për ty!

ObserverKult

Lexo edhe:

Kozma Dushi & Silva Gunbardhi: Gënje, por thuaj të dua!