Blerim Latifi: Në Sheshin de la Concorde

blerim latifi analfabetët
Në Sheshin de la Concorde rri dhe i heshtur qëndroj,
dhe në heshtjen time
zhurmat, klithjet, thirrjet e historisë i dëgjoj
Këtu,
ja,
mu këtu,
nisi Drama e Madhe e Botës së Re,
kur në fronin e zotave të lashtë zunë vend të Shenjtat Ide:
Liberte,
Egalite,
Fraternite!

Paris, Janar, 2016