Bob Dilan: Jetën time ti e ndryshove

Poezi nga Bob Dilan

Ti jetën ma ndryshove
erdhe tamam në kohë përpjekjesh
mes urisë dhe nevojës.
Zemrën time bëre që gjak të rrjedhë.
Ti jetën ma ndryshove.
Jetën time e ndryshove.

Tani natyra e njeriut
e bën të lypë e të vjedhë.
Këtë gjë vetë fort mirë e bëj
nuk është edhe aq e parelizueshme.
Kushtrimi i të parëve
troket ngahera në derën time
si një shqiponjë do që unë të fluturoj
e lidhur në dysheme gjithsesi, por
jetën timë ti e ndryshove
erdhe tamam në kohë përpjekjesh
mes urisë dhe nevojës.
Zemrën time bëre që gjak të rrjedhë.
Ti jetën ma ndryshove.
Jetën time e ndryshove.

Me derrat isha duke ngrënë
nga një pjatancë e shtrenjtë.
Kisha guxim, dukesha mirë e bukur
dhe për ta kaluar ditën mirë
dukej aq e përshtatshme
dhe aq elitare
të haja plehra të vërteta
duke qenë aq i fshehtë njëkohësisht.

Ti jetën ma ndryshove
erdhe tamam në kohë përpjekjesh
mes urisë dhe nevojës.
Zemrën time bëre që gjak të rrjedhë.
Ti jetën ma ndryshove.
Jetën time e ndryshove.

Shkëlqeje nën rrezet e dritës
duke u mbajtur paqësisht e qetë.
Epo mirë, sa herë i bie rasti një burri të kërcejë
nën ritmin e një balsami?
Sytë e tu ishin përndezur
këmbët sikur të qenë bërë prej tunxhi
në mes të një bote
në të cilën ti ishe një e përzënë.

Ti jetën ma ndryshove,
erdhe tamam në kohë përpjekjesh
mes urisë dhe nevojës.
Zemrën time bëre që gjak të rrjedhë.
Ti jetën ma ndryshove.
Jetën time e ndryshove.

Paqebërës dhe grabitqarë
të çfarëdolloj kapriçoje egoiste
vraponin drejt saj teksa ajo vraponte drejt meje
e ti rendje drejt tij.

Shkatërrimi që ata i bënë besimit tim
më therte me mprehtësinë e një gjuhe.
U thashë: “Ma rrisni besimin”,
por isha pak i turbullt.

Ti jetën ma ndryshove,
erdhe tamam në kohë përpjekjesh
mes urisë dhe nevojës.
Zemrën time bëre që gjak të rrjedhë.
Ti jetën ma ndryshove.
Jetën time e ndryshove.


Përzgjedhur dhe shqipëruar nga Edvin Shvarc

——————-

Lexo edhe:

BOB DILAN: LAMTUMIRË, DASHURIA IME E VËRTETË!