Bodler: Të dua sepse më dhe dashurinë. E dua dashurinë sepse ma dhe ti…

me puthje

ObserverKult ua sjell disa thënie për dashurinë nga autorë të ndryshëm:

Dashuria është fati, të cilin ia japim njëri-tjetrit./ Sandi

Të dashurosh do të thotë të duash një tjetër më shumë se veten./ Femau

Dashuria asnjëherë nuk lind në shpirtin e prishur./Ikbali

Çdo dashuri kalon, kurse mosmarrëveshjet mbesin përgjithmonë./Dostojevski

Më duket se mund të dashurojnë shumë vetëm ata që dinë edhe të urrejnë shumë./Cezari

Të dua sepse më dhe dashurinë. E dua dashurinë sepse ma dhe ti./Bodleri

Dashuria është hapësirë dhe kohë e matur me zemër./Prusti

Dashuria ua merr mendtë atyre që i kanë dhe ua jep atyre që nuk i kanë./Didroi

Të jesh i dashuruar do të thotë më tepër se të jesh i pasur, sepse do të thotë të jesh i lumtur./Tileri

Kur njeriu dashuron, dëshiron të bëj diçka, prandaj dëshiron të sakrifikojë, dëshiron të shërbejë./ Heminguei

ObserverKult

————–

Lexo edhe:

“LASGUSH PORADECIN E SOLLËN NGA SPITALI ‘TË VDEKUR’, POR PAS CA ORËSH U NGRIT NGA ARKIVOLI”