Borges: Harresa është hakmarrja e vetme dhe falja e vetme…

Jorge Luis Borges

ObserverKult ju sjell disa thënie për hakmarrjen nga autorë të ndryshëm:

Në hakmarrje e në dashuri gruaja është më e egër se mashkulli./Friedrich Nietzsche

Njeriu i torturuar nga djajtë vetjak hakmerret marrëzisht ndaj të tjerëve./Franz Kafka

Harresa është hakmarrja e vetme dhe falja e vetme./Jorge Luis Borges

Nuk ka hakmarrje aq të plotë sa falja./Josh Billings

Njeriu që mediton mbi hakmarrjen, mban të hapura plagët e veta./Francis Bacon

Hakmarrja vjen nga dobësia e shpirtit, që nuk është e aftë të pranojë padrejtësitë./Marguerite de La Sabliere

Hakmarrja është një veprim i tmerrshëm edhe kur ke një mal me arsye./Massimo Gramellini

Po deshe të hakmerresh kundër një gruaje, lëvdo sytë e një gruaje tjetër./Sami Frashëri

Mënyra më e mirë për t’u hakmarrë ndaj një armiku është të sillemi ndryshe nga ai./Mark Aureli

ObserverKult

LEXO EDHE: Dëgjoji mirë armiqtë e tu, sepse ata janë të parët që i zbulojnë të metat tua…