
ObserverKult ju sjell disa thënie për hakmarrjen:
Në hakmarrje e në dashuri gruaja është më e egër se mashkulli./Friedrich Nietzsche
Njeriu i torturuar nga djajtë vetjak hakmerret marrëzisht ndaj të tjerëve./Franz Kafka
“Sy për sy” dhe bota do të mbesë e verbër./Mahatma Gandhi
Harresa është hakmarrja e vetme dhe falja e vetme./Jorge Luis Borges
Nuk ka hakmarrje aq të plotë sa falja./Josh Billings
Njeriu që mediton mbi hakmarrjen, mban të hapura plagët e veta./Francis Bacon
Hakmarrja vjen nga dobësia e shpirtit, që nuk është e aftë të pranojë padrejtësitë./Marguerite de La Sabliere
Hakmarrja është një veprim i tmerrshëm edhe kur ke një mal me arsye./Massimo Gramellini
Po deshe të hakmerresh kundër një gruaje, lëvdo sytë e një gruaje tjetër./Sami Frashëri
Mënyra më e mirë për t’u hakmarrë ndaj një armiku është të sillemi ndryshe nga ai./Mark Aureli
ObserverKult