Borges: Të vetmin ngushëllim që kam është: të di se nuk do të vazhdoj të jem më

Jorge Luis Borges

Nga: Jorge Luis Borges

Kur ndihem fatkeq mendoj për vdekjen. Të vetmin ngushëllim që kam është: të di se nuk do të vazhdoj të jem më, të mendoj se do të ndaloj së qeni.
Kjo do të thotë: unë ndihem i sigurt përtej disa tmerreve të natyrës fetare, përtej krishterimit, që natyrisht e kam në gjakun tim… përtej gjithë kësaj, unë jam i sigurt se do të vdes plotësisht. Dhe është një ngushëllim i madh. Është diçka që i jep shumë forcë një njeriu, kur e kupton se është i përkohshëm.

Përkundrazi, ideja për të qenë i përhershëm më duket se është një ide vërtet e tmerrshme. Pavdekësia do të ishte ndëshkimi më i keq. Çdo formë pavdekësie do të ishte ferr. Parajsa, nëse do të zgjaste shumë, do të ishte gjithashtu ferr. Çdo gjendje e qëndrueshme është një kob. Ndoshta një nga virtytet më të mëdha të jetës është që gjithçka është e përkohshme, madje edhe vetë fiziku ynë është i tillë, kënaqësia është gjithashtu kalimtare, dhe është mirë që është e tillë, sepse përndryshe gjithçka do të ishte shumë e mërzitshme.

Përktheu: B. Karabolli

ObserverKult


Jorge Luis Borges a do të qëndrosh
Jorge Luis Borges

https://prishtina-rea.net/Lexo edhe:

JORGE LUIS BORGES: KUR TË VDES UNË, DO TË VDESË NJË E SHKUAR

Sa jetë të mundshme janë fikur
me këtë vdekje të skamë e të vocërr,
sa jetë të mundshme, që fati
do t’ia truajë kujtesës a harrimit!
Kur të vdes unë, do të vdesë një e shkuar;
me këtë lule një e ardhme ka vdekur
në ujët shpërfillës, një e ardhme
e hapur, e zhbërë prej yjve…

Poezinë e plotë e gjeni KËTU