Nga Mihallaq Qilleri
Ka hënë të plotë sonte dhe ngjan shumë bukur.
Thellë natës së Tiranës ndihem ethshëm në vetminë time.
Nuk ndjej kurfarë dëshpërimi, sepse nuk të kam humbur,
Megjithë largësinë prej teje…
Ka hënë të bukur sonte dhe ngjan shumë bukur,
Trishtimi i së vërtetës nuk fyhet, nuk zemërohet,
Nga ankthi i mosqasjes.
Bota është e shkretë sepse mungon ti
Ndonëse pas shpine lëvrijnë me mijëra sy.
Ka hënë të plotë sonte dhe shumë bukur ngjan,
Në vetminë time drithëruese ndihem mirë,
Ndonëse më mungon ti që të njoha fatmirësisht,
Ti që frymë e ndjenjë mbolle tek unë, befasisht.
Ka hënë të plotë sonte dhe ngjan shumë bukur,
Thellë natës së Tiranës ndjej brishtësinë e trupit tënd,
Dëgjoj klithmat e etjes tënde të pafund
Mbetur shkretëtirave të vetmisë,
Të dhimbjes, mungesës, humnerës së dëshirës,
Dhe më vjen të qaj..
Të dua sonte nën këtë hënë të plotë… !
ObserverKult
Lexo edhe: