Puna për hartimin e fjalorit të madh të Gjuhës Shqipe po vazhdon. Punimet kanë hyrë në fazën përfundimtare, teksa tashmë grupet e punës po punojnë për seleksionimin e fjalëve të duhura për secilin përdorim.
Ishin parashikuar të mblidheshin 100.000 mijë fjalë, por puna kërkimore e gjuhëtarëve do të reflektojë në fjalor rreth 120 mijë fjalë, mes tyre 3000 mijë nga arbëreshët, të cilët do të pasqyrohen në këtë botim.
Drafti i parë i punës voluminoze do të botohet online në fund të këtij viti, i cili njëkohësisht do të përshtatet për të funksionuar si fjalor online.
“I shkruar do të dalë në 2025, online mendohet dhe po synohet që të mbërrijmë nga fundi i vitit për të dhënë një draft të përgjithshëm. Ky do të jetë një fjalor që do të përdoret edhe online.”
Pedagogu Shezai Rrokaj, që në këtë proces mban edhe rolin e nën-kryeredaktorit, thotë se pas publikimit, fjalori duhet të shpërndahet në të gjitha bibliotekat dhe shkollat.
“Ky është problem, ky është problem i madh që Ministria e Arsimit duhet të pajisë bibliotekat me fjalorët dhe çdo mësues i Gjuhës Shqipe duhet ta ketë mjet pune në tavolinë. Më vjen keq ta them, por hapësira njohëse e jonë mbi fjalët shqipe është shumë e cunguar.”
Ky fjalor është një punë mes Akademisë shqiptare të Shkencave dhe Akademisë së Shkencave të Kosovës, dhe gjuhëtarë nga Maqedonia e Veriut. Ai do të botohet në 2025, ndërsa i fundit fjalor i madh i Gjuhës Shqipe është ai i bërë në vitin 2002. /TV Klan
ObserverKult
Lexo edhe:
ALDA MERINI: TOKA E SHENJTË
Poezi nga Alda Merini
E kam njohur Jerikonë,
e kam pasur edhe unë Palestinën time,
muret e çmendisë
ishin muret e Jerikosë
dhe një enë me ujë të infektuar
na ka pagëzuar të gjithëve.
Aty brenda ishim hebrenj
dhe Farisejtë ishin lart
aty ishte edhe Mesia
i hutuar mes turmës:
një i çmendur që i ulëret qiellit
gjithë dashurinë e tij ndaj Zotit.
Ne të gjithë, tufë asketësh,
ishim si zogjtë
dhe herë pas here një rrjetë
e errët na burgoste
por shkonim drejt meshës,
mesha e Zotit tonë
dhe Krishtit Shpëtimtar.
Na lanë dhe na varrosën,
erëmonim temjan.
Dhe pastaj, kur dashuronim
na bënin elektroshok
sepse, thoshin, një i çmendur
nuk mund të dashurojë askënd.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult