Botohet në Francë libri “Në tokën e skiptarëve”

Shtëpia botuese Spinelle ka botuar librin ” Në tokën e skiptarëve” (Shqipëria në imagjinatën evropiane të shekullit të 16-19), një vëllim prej 310 faqe me autore Dr. Olympia Gargano studiuese italiane.

Në faqen e saj Spinelle ka botuar një vështrim të shkurtër të librit.

Me këtë studim të autores italiane O.Gargano, mundësohet njohja e kulturës , artit, traditave dhe riteve të lashta e një prej vendeve të panjohur të Ballkanit në këta shekuj.

Ky është libri tretë i studiueses italiane O.Gargano veçanërisht përmes veprave të Edith Durham (Shqipëria e Epërme, 1909), dhe Ugo Ojetti :”L’Albania 1902.

2.

Çfarë përmbledh ky libër:
Shqipëria ka qenë prej kohësh një nga vendet më të anashkaluara në Evropë. Në sytë e të huajve, ky cep i vogël i Ballkanit, i cili që nga fundi i shekullit XV, kishte ngelur për gati pesëqind vjet nën sundimin otoman.

Ky libër “gjurmon shtigjet” në imagjinatën letrare dhe artistike që formësuan përfaqësimin e Shqipërisë në kulturën evropiane.

Udhëtimi shtrihet nga shekulli i 16-të, kur bëmat e Lordit George Castriota Skënderbeu, duke luftuar kundër ekspansionizmit turk në Ballkan, ishin objekt i veprave teatrale , deri në fillimin e shekullit të 20-të, duke kaluar përmes përfaqësimeve të panumërta letrare dhe figurative, që e bënë atë një tokë aventureske, të gjallëruar nga kostumet madhështore për të cilat shqiptarët admiroheshin në të gjithë Mesdheun.

Titulli i këtij udhëtimit :”Në vendin e Skipetarëve” riprodhon një term të përdorur nga Alexandre Dumas.

Rreth 40 faqet e para i kushtohen krijimeve nga autorë të ndryshëm heroit tonë kombëtar, Skënderbeut .

Olimpia Gargano, e lindur në Ravello, në Bregun e Amalfi, është doktore në Letërsi Krahasuese dhe studiuese e asociuar në CTEL, Universiteti i Nice Sophia Antipolis. Hulumtimi i saj përqendrohet në imazhin e Shqipërisë në kulturën moderne dhe bashkëkohore evropiane. Ajo është mësuese e gjuhës dhe letërsisë italiane dhe latine në Lycée Aprosio në Ventimiglia, dhe përkthyese letrare nga frëngjishtja, anglishtja, gjermanishtja/ Gëzim Llojdia.

ObserverKult