Pranverat do vijnë për të ikur,
isha i ri, do jem i rënë.
Pastaj do vdes, nga ne të dy
asgjë s’do mbetet për të thënë.
Këto vargje mbeten, e me radhë
do vijnë pranvera për të ikur.
I ri, pastaj drejt pleqërisë,
vdekja një ditë ka për t’trokitur,
kur asgjë s’do mbetet për të thënë,
asgjë nga ne, veç dashurisë.
Përktheu: Myzafer Xhaxhiu
*Titulli origjinal: “Vorbull”