Brikena Qama: Koha shëron plagët, ç’humbje kohe!

koha brikena qama

(një shuk dëshirat që perëndojnë çdo mbrëmjë)

***
të vërtetat e mia janë shkarpa të thata
më gjakosin tabanët e kërcitjet më shurdhojnë sa herë i shkel
të vërtetat e mia të heshtura

Pi për shëndetin tuaj
Hutaqe e dreqit
justifikove thurjen e rrjetës që tashmë të merr frymën
me naivitetin e një adoloshenteje
marrë peng prej trupit të një mesogruaje

***
Nuk po mund ta ndaj kujtimin nga e sotmja
gjithmonë e njejta dëshirë për larje hesapesh
e një valixhe te dera,
gati t’i iki kujt?
për ku?

Ninullë
Koha shëron plagët
ç’humbje kohe!

ObserverKult

Lexo edhe:

JACQUES PRÉVERT: ADRIAN