Ajo buzëqeshte në heshtje nga portreti i vendosur
në murin e çarë nëpër kohë.
Shikimi i saj ia ndali hapin
Dikur uluriu, zgjoi heshtjen e portretit,
ofshau, u shtri si të ishte i vdekur nën aromën e saj,
ndjeu vuajtjen, ngrohtësinë, shiun, të gjitha i kaluan në mes.
Portreti s’u ndal së buzëqeshuri në çatinë e dashurisë!
Ai kaploi çdo pjesë të dhomës me këngën e Cohenit,
zbrazi gotat me verë,
buzëqeshja e dashuria u rikthyen të dehura në portret