Ajo buzëqeshte në heshtje nga portreti i vendosur në murin e çarë nëpër kohë. Shikimi i saj ia ndali hapin Dikur uluriu, zgjoi heshtjen e portretit, ofshau, u shtri si të ishte i vdekur nën aromën e saj, ndjeu vuajtjen, ngrohtësinë, shiun, të gjitha i kaluan në mes. Portreti s’u ndal së buzëqeshuri në çatinë e dashurisë! Ai kaploi çdo pjesë të dhomës me këngën e Cohenit, zbrazi gotat me verë, buzëqeshja e dashuria u rikthyen të dehura në portret