Du me harrnue edhe atë pjesë
të fustanit që ma grisi koha.
Me të do t’i mbuloj pjesët e trupit
të pikturuara me ngjyrë të kuqe
kam me veshë ashtu të rrudhur
kur maskarenjtë e kësaj kohe kanë mbyllë sytë.
Du me harrnue edhe pjesën nën gjunjë,
që zvarrë më tërhiqën
e kur hipokritët humbën shikimin drejt diellit
kam me zgjeru e m’i pre
copat e ti m’i ngjyros me ngjyrat
e hanës e diellit
për gojë një copë kam me jua dhanë.