Mbrëmë të takova, ashtu si çdoherë nën heshtjen e kohës bëje dashuri e hana kish fillu me dalë, ashtu e bukur mbrëmë të takova, kur nata kish harru me ndalë dritën, e ti në heshtje drithërije para flakës së qiririt, e netëve të gjata falje veç dashuri mbrëmë në heshtje ta vizatova hijen me tymin e qiririt e ti dashurinë ia fale hanës së plotë.