Jacques Prévert: Parisi në errësirë

Tri shkrepse të ndezura
Njëra pas tjetrës në errësirë.
E para për të parë
Fytyrën tënde,
E dyta për të parë
Sytë e tu,
E fundit për të parë
Gojën tënde.
Dhe pastaj
Errësirë e plotë për ti kujtuar ato
Teksa fort të shtrëngoj në krahët e mi.

Përktheu: Vasil Qesari