Brikenë Ceraja-Beka: Po vijnë kohë të thata

Është kohë e randë, bir, kanë fillu shtrëngatat e stuhitë e mortjës.
Tokës po i vjen erë dheu. Ka fillu me u nda ende pa u bashku.
Është kohë e randë, bir, në ditën me diell mjegullnajat po bëjnë lojen e tyre.
Nën tokë po ec gjaku i dëshmorëve, nuk e lamë të qetë me fjetë. Bir, po vjen mot i lig, diell e stuhi ende pa përfundu dita.
Me shiku nga dritarja qiellin, kaltërsohet me të bukurën hanë.
Po me ecë nëpër këtë kohë, duhet me u rujtë, se ka shtrëngata aromë gjaku.
Po vijnë kohë të thata,
lulet po vyshken, ec mbi to e nuk ua shijon aromën.
Është kohë e randë, bir.

Tetor, 2024

ObserverKult


Lexo edhe:

BRIKENË CERAJA-BEKA: KAM DHIMBJE AT’