Brikenë Ceraja-Beka: Rrugës me kalldrëm


Babë më ka marrë malli për ato kohët kur ecnim qytetit me kalldrëm.
Më mbaje për dore e më mësoje se si duhet atdheu, sa ka vlerë toka që në ecim mbi të.
E unë çdo kalldrëm që e shkelja e peshoja me forcën dhe peshën tënde, babë.
Qyteti ynë babë ka mbetë po ashtu i vogël, e rrugët me kalldrëm nuk e kanë më forcën e peshën e burrave si ju.
Babë, një natë kam ecë në ato rrugët me kalldrëm në qytetin tim e tëndin, e dora ime mbante çantën e një libër që ende nuk arrita t’ia lexoj fundin.
Babë, kisha harru me i numëru kalldrëmt duke vrapu me nxanë kohën.
Babë, me ka marrë malli për shetitjet që ecnim pa pushu për kafe, për forcën e peshën që e shikoja në sytë e çdo njeriu. Për buzëqeshjën e pa kursyer e për këngët që kishin dashuri.
Babë, me ka lodhë koha e maskarenjve.

ObserverKult