
Ato ikën duke na i fshehur sytë
Ikën me një mal pengjesh që kurrë nuk i mësuam
Ato edhe lotët i derdhnin gjithmonë netëve
kur ne i gëzoheshim ëndrrave vajzërore
E në pafjetjen e tyre ,
thurnin t’atdhmen tonë me dritë qielli
Ikën aq të bukura
Gratë si nëna ime i shoh n’çdo ditë
Ato i presin flokët shkurt
Nuk i tremben pasqyrave, tjetërsimit
As peshës që humbin pas çdo kimioterapie
Vishen me rroba të gjera
Udhëtojnë
Mbajnë shënim hapat
Ndjekin dëshirat
E nuk harrojnë ta vizatojnë portretin e tyre me buzëqeshje
Gratë që ikën si nëna ime ….janë kthyer në diej…
ObserverKult
Lexo edhe:
Kosova luan për të gjithë shqiptarët/ Finalja kundër Turqisë, “Dardanët” duan Botërorin






