Bruna Gjoni Përvathi: Kaq pak i duhet njeriut…

mall bruna gjoni përvathi a kena me u puthë ma observerkult poezi

Kaq pak i duhet njeriut të ngrihet ne re,
Të fluturoj i pushtuar nga krahë dashurish,
Kaq pak mjafton që një përqafim sysh të bjer mbi ne
Si mall i përzjarrt, si forcë stuhish?

Kaq pak i duhet njeriut të zgjohet me kaq shumë dëshira,
Të drithërohet edhe distancave nga një përqafim,
Kaq e pabindur qenka zemra që vjen tek ti fshehurazi meje,
Kërkon të prek zemrën tënde, ta njoh në çdo ind?

Kaq pak …?

ObserverKult

Lexo edhe:

BRUNA GJONI PËRVATHI: A KENA ME U PUTHË MA?