Poezi nga Bruna Gjoni Përvathi
Provo dhe dashuro një grua të fortë
Një nga ato që malet i shembin me sy,
Një nga ato që edhe kur vuajnë, nuk derdhin lot
Një grua që mat edhe supet me ty.
Provo dhe dashuro një grua të fortë
Një nga ato që bukurinë nuk e quan mburojë
Një nga ato që me zemër hap cdo portë
Një grua që edhe e zbathur di të vallëzojë.
Provo dhe dashuro një grua të ëmbël
Një nga ato që zgjimin ta bëjnë mjaltë
Një nga ato që dashurinë nuk e quajnë ëndërr
Një grua që nuk bëhet pis edhe kur ecën ne baltë.
Provo dhe dashuro një grua plot jetë
Një grua që nuk do lule mëngjeseve në zgjim
Një grua që përtej çdo puthjesh
Mbretërohet dhe robërohet… me një përqafim.
ObserverKult
——————
Lexo edhe:
BRUNA GJONI PËRVATHI: NUK PO DU ME T’LËSHUE PREJ ANDRRËS TEME…