Bruna Gjoni Përvathi: T’lazdruem prej dashnie

Bruna Gjoni Përvathi: T'lazdruem prej dashnie

T’lazdruem prej dashnie, poezi nga Bruna Gjoni Përvathi


Ti m’puth,
M’don,
M’rren,
M’travlon orët…
E prap m’vjen me buzë n’gaz si Drini n’vjeshtë,
kur fillojne e bijn’ ujnat prej mali.
Ti m’i ban orët muj’, kur t’pres
E muajt mi ban or’ kur t’bjen idhnimi
Lazdrohesh me një gotë venë t’kuqe
Dehesh me pikën e parë
si toka prej shiut kur bjen n’verë
Ti m’puth,
M’don,
M’rren,
Kajherë ma plas cipën e zemrës tu m’helmue me fjalë
e kur t’bjen mërzia
vjen e m’ha si kokrra shege…

ObserverKult

Lexo edhe:

BRUNA GJONI PERVATHI: SA T’FRIKSHME JAN’ BA NETËT PA TY

bruna gjoni t'lazdruem prej dashnie

Sa t’frikshme jan’ ba netët pa ty
N’asnjë andërr s’jam t’u muj me t’gjet
M’asht lidh litari n’fyt e po m’myt
Kurgjë s’kënka pa ty kjo jetë

Sa t’idht m’jan ba lotët n’sy
Ma kan helmue shikimin me e pa botën
Tash mbi do gjethe t’vrame t’vizatoj ty
E t’vë nën jastëk me pushue kokën

Andrrat i kam t’vekuna pa ty…