Bruyére: Dashurohet një herë të vetme, të parën herë…

"Gremina e dashunis"

ObserverKult ua sjell disa thënie të shkrimtarit francez, Jean De la Bruyére:

Rrallë pendohet ai që flet pak. Shpesh, ai që flet shumë.

Duhet qeshur që para se të jemi të lumtur, nga frika se mos vdesim pa qeshur.

Koha, që forcon miqësitë, dashuritë i dobëson.

Shpesh, e vërteta është e kundërta e zërave që qarkullojnë rreth fakteve dhe njerëzve.

Dashuria dhe miqësia përjashtojnë njëra-tjetrën.

Dashuria nis nga dashuria. Edhe nga miqësia më e fortë, nuk do të kishte tjetër, veçse një dashuri të dobët.

Dashuria fillon kur pakësohet sikleti i të qëndruarit së bashku.

Dashuria që lind në çast, do shumë kohë që të shërohet.

Dashurohet një herë të vetme, të parën herë. Dashuritë që pasojnë janë më pak të pavullnetshme.

ObserverKult


Lexo edhe:

DOSTOJEVSKI: NJERIU NGJITET NË LARTËSI VETËM PËRMES VUAJTJEVE