Buddha: Urrejtjen mund ta shuani vetëm me dashuri!

urrejtjen

ObserverKult ua sjell disa thënie nga Gautama Buddha

Një ibrik mbushet pikë-pikë. Po kështu, njeriu i mençur, duke mbledhur pak nga pak, e mbush veten me të mirën.

Gjithçka që ne jemi, është rezultat i asaj që kemi menduar. Nëse një njeri flet ose vepron me një mendim të lig, atëherë dhimbja e ndjek pas atë. Nëse një njeri flet ose vepron me një mendim të pastër, lumturia e ndjek pas atë, si një hije që nuk e lë kurrë.

Urrejtja nuk pushon prej urrejtjes, por vetëm prej dashurisë; Ky është rregulli i përjetshëm.

LEXO EDHE: FALENDEROJ GJITHË ATA QË MË URREJNË, FALË TYRE E DUA VETEN MË SHUMË!

Nëse diçka ia vlen ta bëni, bëjeni me gjithë zemër.

Shkoni përpara në çdo drejtim – për lumturinë, harmoninë, mirëqenien e të shumtëve. Ofroni zemrën tuaj, farën e të kuptuarit, si një llambë e përmbysur dhe ndriçuar sërishmi, që ndriçon errësirën.

Asgjë nuk mund t’ju dëmtojë aq shumë, sa mendimet tuaja të pakontrolluara.

Fitorja nxit urrejtje. Të mundurit jetojnë në dhimbje. Jetoni të lumtur, duke hequr dorë nga fitorja dhe humbja.

Shëndeti është dhurata më e madhe, kënaqësia është pasuria më e madhe.

Ashtu si një shkëmb i fortë nuk mund të zhvendoset nga era, të mençurit nuk mund të tronditen nga lëvdata ose fajësimi.

Mijëra qirinj mund të ndizen nga një qiri, dhe jeta qiriut nuk do të shkurtohet. Lumturia kurrë nuk zvogëlohet duke u ndarë.

ObserverKult

Lexo edhe:

TESTAMENTI I MITRUSH KUTELIT PËR FËMJËT E TIJ: ZEMRA JUAJ TË MOS NJOHË URREJTJEN…

“LUTFI LEPAJA SHPËRFILL E TALLET ME JETËN E ME VDEKJEN, ME DASHURINË E URREJTJEN”