Bukowski: Askush nuk mund të të shpëtojë nga diçka, përveç vetes tënde…

bukowski - gjithmonë

Charles Bukowski është një nga shkrimtarët më “autobiografikë” në historinë e letërsisë. Si romanet apo tregimet, ashtu dhe poezitë e tij nuk janë gjë tjetër, veçse një transformim në formë letrare të jetës së autorit, përshkruar “me një vërtetësi prej një njeriu që s’ka asgjë për të humbur”.

Për Bukowskin, të shkruarit nënkuptonte hedhja në letër e jetës pa pretendime stilistike, madje jo rrallë i ngacmonte ashpër kolegët që përdornin stilin ose historinë për të joshur lexuesin, duke treguar për gjëra që nuk i kishin përjetuar ose dinin fare pak, apo duke shkruar në një mënyrë të largët nga mënyra sesi realiteti mund të ndodhte ose të përjetohej nga një individ mesatar.

ObserverKult ua sjell disa thënie nga Charles Bukowski:

Një shpirt i lirë është i rrallë, por do ta njohësh kur ta shohësh, sepse do të ndihesh mirë kur t’i qëndrosh pranë apo kur të qëndrosh me të.

Do të vdesim të gjithë, të gjithë ne dhe kjo duhet të na bëjë ta duam njëri-tjetrin, por kjo gjë nuk ndodh. Ne jemi të terrorizuar nga banaliteti për të fituar asgjë.

Dua gjithë botën, ose asgjë.

Ajo që ka rëndësi më tepër, është mënyra se si ecën përmes zjarrit.

Kemi ardhur në këtë botë për të qeshur me mundësitë tona dhe për ta jetuar jetën tonë aq mirë, saqë vdekja do të ketë frikë të na pushtojë.

Problemi me botën është se personat inteligjentë janë plot me dyshime, ndërkohë që personat budallenj janë plot me besim.

Askush nuk mund të të shpëtojë nga diçka, përveç vetes tënde dhe ia vlen ta shpëtosh veten. Është një betejë që nuk fitohet lehtë, por që ia vlen të luftosh dhe pikë.

Ndonjëherë ngrihesh nga krevati në mëngjes dhe mendon: “Nuk mundem”, por pastaj qesh duke menduar gjithë rastet kur je ndjerë kështu dhe ia ke dalë.

Disa njerëz nuk bëjnë asnjëherë çmenduri. Kushedi sa jetë të tmerrshme janë duke jetuar.

E përgatiti: A. S.- ObserverKult

————————————

charles bukowski nëse, poesi observerkult

Lexo edhe:

NJË RRËFIM NGA CHARLES BUKOWSKI PËR LINDA LEE, GRUAN QË E FRYMËZOI TË SHKRUANTE “FEMRAT”

Një rrëfim nga Charles Bukowski

Nga Albert Vataj

Ai la gotën e uiskit dhe vijoi të vështronte lëvizjet e vajzës që hynte e dilte në banakun e atij lokali. Kishte veshur një fustan të kuq me pika, ndërsa flokët e verdhë i shtriheshin poshtë qafës… Ajo u buzëqeshte klientëve, dhe kur kaloi pranë tij nuk e hodhi vështrimin… Ishte viti 1976, dhe portreti i Charles Bukowski-t ishte i njohur për të gjitha gratë amerikane…

Të gjitha do të donin të ishin një moment pranë tij… Proza e tij e shkurtër, poezitë plot melankoli e erotizëm, i bënin gratë të donin të gjenin burrin që i kishte shkruar ato, burrin që dukej se njihte aq mirë çdo qelizë të trupit të një gruaje…. Por ajo, Linda Lee Beighle, nuk e ktheu vështrimin nga ai… as kur mori xhaketën e varur bri derës, dhe humbi tej në rrugë…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU