Bukowski: Mos u dëshpëro ngaqë të ka lënë gruaja. Do të gjesh një tjetër e do të të lërë edhe ajo…

Charles Bukowski e di...
Charles Bukowski

Cilido torollak është i aftë të gjejë një punë dosido, por duhet inteligjencë e madhe për t’ia dalë pa punuar./Bukowski

Dhe Thënie tjera të përzgjedhura:

Armiqtë tanë më të këqij nuk janë injorantët, por inteligjentët e korruptuar./ Graham Greene

Mënyra më e sigurt për të harxhuar frymën kot, është të këshillosh tët bir./ Kin Hubbard

Për t’u kënaqur me pak duhet një shpirt i madh./ Arturo Graf

Kur dikush martohet, përgjysmon të drejtat dhe dyfishon detyrimet./ Arthur Schopenhauer

Ka një forcë shtytëse më të madhe se avulli, se elektriciteti dhe se energjia bërthamore, është vullneti./Albert Einstein

Mos u dëshpëro ngaqë të ka lënë gruaja. Do të gjesh një tjetër e do të të lërë edhe ajo./ Charles Bukowski

Nuk ka rëndësi se në cilin tren udhëtoni. E rëndësishme është në cilin stacion zbritni./ Mark Twain/

ObserverKult

Lexo edhe:

CHARLES BUKOWSKI: BABAI I KISHTE VDEKUR, NËNA KISHTE IKUR NGA SHTËPIA E AJO…

charles bukowski nëse, poesi observerkult
Bukowski

Kesi ishte më e reja dhe më e bukura e 5 motrave. Kesi ishte vajza më e bukur në të gjithë qytetin. Gjysmëindiane, kishte një trup çuditërisht të hedhur, të zjarrtë, ishte si gjarpër, me dy sy që flisnin. Kesi ishte zjarr i lëngshëm në lëvizje. Ishte si një shpirt i mbërthyer në një kallëp, që nuk arrinte ta përmbante atë. 

Flokët e gjatë kafe, flokët e mëndafshtë valëzonin dhe hepoheshin ashtu si valëzonte dhe hepohej trupi i saj. Nuk kishte rrugë të mesme për Kesin. Kishte edhe nga ata që thoshin se ishte e çmendur. Idiotët e thoshin këtë. 

Idiotët nuk mund ta kuptonin atë. Për njerëzit në përgjithësi ajo dukej një makinë qejfi, dhe prandaj nuk donte t’ia dinte, ishte apo nuk ishte ajo çmendur. Dhe Kesi kërcente, flirtonte, i linte meshkujt ta puthnin, por veç në raste të rralla, kur duhej të hynte në temë, ajo eklipsohej, ajo iu jepej meshkujve.