Bukuritë e panjohura në Nikël të Krujës, nga Urat e Periudhës Osmane tek fshatrat (Video)

Një udhë shumë interesante në Nikël, do të na bëjë të kuptojmë vlerat e një historie pak të shkruar dhe një natyre magjepsëse, që po e harrojmë. Ilnisa Agolli, në ciklin “Fshatrat e Shqipërisë” na çon as 30-të minuta larg kryeqytetit, duke na treguar një nga rrugët e vjetra dhe më të rëndësishme, atë të Arbrit.

Duke ecur mbi kalldrëmin mesjetar të së cilit, do të kuptojmë se po lëmë në harresë dy urat kryesore të periudhës osmane, duke mos i vizituar.
Ura e Kurcaj, është e para. Dikur ishte e vetmja mundësi lidhëse midis Krujës dhe Tiranës. Prej aty duket një pamje fantastike.

LEXO EDHE: Miratohet projekti për restaurimin e “Urës së Kurcajt” në Krujë

Edhe pse gjysmë e rrënuar sot ajo vijon të tërheqë vëmendjen e shumë vizitorëve të huaj të cilët e bëjnë në këmbë këtë rrugë deri në urën tjetër të Abdyl Agës.

Të lëna tërësisht ne harresë këto ura dhe fshatrat Kurcaj e Mukje, duket sikur thërrasin vëmendjen e gjithë shqiptarëve. Bukuritë që të shquan syri janë mahnitëse. Por çfarë ndodh aty? Sa familje kanë mbetur? Si jetojnë? Çfarë do të thonë? Cila është tradita e zonës dhe mikpritja këtu? Shiheni videon e plotë.