Busi: Fati është një çast, jeta është pjesa tjetër

ObserverKult ua sjell disa thënie të shkrimtarit italian, Aldo Busi:

Vetëm dështakët jetojnë me paragjykimet e të tjerëve.

Përvoja që ke fituar me të këqijtë s’është asgjë krahasuar me atë që mund të bësh nga përballja me të mirët.

Më mirë zbathur se me dy këpucë në një këmbë.

Jeta nuk ka lidhje me fotografitë e muajit të mjaltit.

Njerëzit që përdorin fjalë të gatshme nuk e dinë që do të kenë mendime të kryera.

Secili merr nga të tjerët njohuritë që do, e shpesh, njohuritë që mundet.

Fati është një çast, jeta është pjesa tjetër.

E vërteta është një rrugë për t’u përshkuar dhe jo një pikënisje.

ObserverKult