Në qytetin Eger, Hungari, do të vendoset së shpejti busti i Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.
E ngarkuara me punë e ambasadës në Budapest, Gentiana Mburimi dhe Konsulli i Nderit të Shqipërisë në Pesc, Hungari, Avni Hafuzi vizituan sot sheshin në qytetin Eger, ku dhe u takuan me përfaqësues të institucioneve hungareze, Szanyi Pèter, skulptor arti, dr. Szepes Làszló Sándornè, historiane arti, Hidas Bence, asistent arti, Matiszlovics Tibor, drejtor.
Busti, një financim i Konsullit të Nderit të Shqipërisë në Hungari Avni Hafuzi, do të jetë në të njëjtën përmasa si ai i vendosur në parkun e qytetit të Budapestit.
Bustet e Skënderbeut po vendosen në Hungari në shenjë nderimi dhe kujtimi për miqësinë dhe bashkëpunimin që heroi ynë ka pasur me Huniadin, por edhe për miqësinë që vijon mes dy popujve./ata.gov.al
ObserverKult
Lexo edhe:
LETRA 571-VJEÇARE E NËNSHKRUAR NGA DORA E SKËNDERBEUT…
Letër e rrallë autografe e Skënderbeut dërguar Bujarisë së Republikës së Sienës në Itali.
Letra autografe në fjalë njihet si një nga 10 letrat autografike (të firmosura) nga dora e vetë Skenderbeut. Atou ruajtën në arkiva të njohura të botës (Romë, Venedik, Milano, Napoli, Paris, Dubrovnik, Zagreb…).
571 vjet më parë (8 gusht 1451)
Kjo letër autografe, e shkruar me shkrimin humanist të kohës në latinisht dhe italisht, është një fragment i shkurtër nga një histori madhore. Ky dokument i çmuar i dërguar nga Lazri, abati i Arbrit, ishte shkruar në një karton të zakonshëm pambuku (bombagine) të kohës. Siç shihet nga faksimili, në të dy anët e fletës (folio) ruhen shenjat e vulës (sigillum) të Skënderbeut. Mban datën 8 gusht 1451. Ndërsa letra në fjalë arriti në duart e Bujarisë së Republikës së Sienës më 13 shtator 1451. /Archivio di Stato di Siena
Përgatitit: Prof. Jahja Drançolli