Butrinti, aty ku shkeli Sulejmani i madhërishëm…

Qyteti-muze prej qershorit të vitit 1961, është vlerësuar si pasuri e trashëgimisë së njerëzimit dhe mbrohet nga UNESCO, nga viti 1992.

Sipas Virgjilit, Butrinti ishte Troja e Re, që ishte themeluar nga Enea. Ndërsa Plutarku, ka shkruar se perëndia Pan ka vdekur pikërisht në Butrint dhe çasti i vdekjes se tij, u bë shkak për klithmat e shtojzovalleve, të cilat njoftonin barinjtë anekënd Kaonisë, për këtë humbje tragjike për mbrojtësin e pyjeve dhe të luleve.

Në fund të viteve ’30-të, të shekullit të kaluar, arkeologu italian Ugolini përmend gojëdhënën mbi zanafillën e largët të Butrintit.

I shpëtoi nga duart dhe kaloi detin me not

Heleni që kishte ardhur në Epir nga Troja, po përgatitej të bënte flijimin ritual pas zbritjes në tokë. Lopa që do t’u flijohej perëndive, e goditur, por jo e vrarë, i shpëtoi nga duart dhe kaloi detin me not.

Ai (Heleni), duke parë këtu një paralajmërim të perëndive, themeloi një qytet që ia vuri emrin Buthrotos. Butrinti ndodhet në një kep të ulët, në bregdetin jugperëndimor të Shqipërisë. Kjo qendër rezulton sipas specialistëve të arkeologjisë, të ketë qenë e banuar së paku, që në shek. VIII para Krishtit.

Ndërkohë, mitet flasin për themelimin e Butrintit, nga trojanët e shpërngulur. Sipas specialistëve shqiptarë dhe anglezë të arkeologjisë, rreth shekullit IV, para Krishtit, vendbanimi u fortifikua dhe qyteti u kthye në një qendër kulti dedikuar Asklepit.

Periudha mesjetare dokumentohet më e turbullt

Qyteti u përfshi së pari, në luftrat për pushtet midis bizantëve e më pas normanëve, anzhuinëve, venedikasve dhe së dyti, në konfliktin midis Venedikut dhe turqve otomanë.

Në fillimet e shek. XIX, ai u shndërrua gradualisht në një fshat të vogël peshkatarësh. Përreth një fortifikimi venecian, por konturet e monumenteve madhështore të dikurshme flisnin për shuarjen e një shkëlqimi të mëparshëm. Në këtë qendër urbane ndanë Kanalit të Korfuzit.

Butrinti, së bashku me Korfuzin, u blenë nga Republika e Venedikut prej mbretërve anzhuinë të Italisë së Jugut, në vitin 1386. Atëherë faza më aktive e qytetit mesjetar ishte shndërruar në një avanpost të fortesave të mëdha në Korfuz.

Pronë e Venedikut, për më shume se 400 vjet

Mbeti pronë e Venedikut, për më shume se 400 vjet dhe venedikasit ndërtuan shumë fortifikime ekzistuese. Si dhe një kështjellë trekëndore, të rikonstruktuar më pas. Për qëllime mbrojtjeje dhe kontrolli të Kanalit të Vivarit nga Pashai i Janinës, Ali Pashë Tepelena.

Me fuqizimin e Perandorisë Otomane, Butrinti mbeti në vijën e parë të frontit të Venedikut. U pushtua në një numër rastesh, por, më i shënuari është marrja e tij nga Sulejmani i madhërishëm, në vitin 1537.

Objektet më të hershme janë një çekan guri dhe një bosht. Që i përkasin gjysmës së dytë të mijëvjëcarit të dytë para Krishtit.

Është përmendur për herë të parë, nga HEKATEU: fundi i shek VI para Krishtit. Në fillimet e qytetit, Butrinti përfshihej në bashkësinë e Kaonëve dhe më vonë, në shtetin e Epirit.

Vitet 1926-1936, italiani Luigi Ugolini kryesoi misionin e gërmimeve në jug të Shqipërisë, duke u përqëndruar në Finiq dhe në Butrint, ku u zbulua: Baptisieri, Teatri, Bazilika. Statuja dhe objekte të ndryshme me vlerë, banjo publike dhe një numër i madh banesash.

Veprat më me vlerë që u zbuluan në Teatrin e Butrintit

Ugolini la një informacion të zgjeruar për vendbanimet në jug të vendit, botoi disa vëllime dy prej të cilave iu kushtuan Finiqit dhe Butrintit, titulluar “Shqipëria antike”. Në vitin 1936 u ndërprenë gërmimet e Ugolinit dhe në vitet e mëvonshme, ishte Domenico Mustili, i cili kreu disa gërmime, por nuk rezultoi asgjë me vlerë.

Nga të dhënat e pakta që rezultojnë për atë periudhë, thuhet se, Butrinti, në shek e III para Krishtit u shtri në zonën përreth. Në anën jugore të kodrës ku ndodhej, u ndërtuan në atë periudhë, Teatri dhe një tempull grek.

Zona përreth Butrintit, ka pasur bujqësi të zhvilluar. Tokat tërhoqën vëmendjen e romakëvë, të cilët në vitet 40 të shek I para Krishtit e kthyen Butrintin në koloni romake.

Legjionet e Jul Qezarit zbarkuan në Butrint dhe një pjesë e madhe e pasurisë dhe e popullsisë u romanizua. Në shek e II dhe III u ndërtuan banja publike, u bë rindërtimi i teatrit dhe objekte të tjera.

Veprat më me vlerë që u zbuluan në Teatrin e Butrintit, janë: statuja e Apollonit, Perëndesha e Butrintit. Disa koka mermeri, si ajo e Zeusit, portreti i Agripës, u zbuluan dhe mbishkrime të shumta në gjuhën latine dhe greke.

Në shek e V, rindërtohet një pjesë e qytetit. Në shek e IV – XIII, përmendet si qendër Eeiskopale. Në vitet 1080-1085, ishte në duart e normanëve dhe më pas, të venecianëve. Në vitet 1300, venecianët bënë fortifikime dhe e mbajtën deri në vitet 1700./konica.al

——————–

Lexo edhe:

Legjendat e të bukurit qytet të Butrintit