Buzëqesh, ëndërro, dashuro…jeto!

Mos lejo që jeta me sfidat e saja dhe njerëzit me ligësinë e tyre, të njollosin shpirtin tënd.
Unë e shoh atë: të pastër, të thjeshtë… pozitiv, të mirë.
Duhet ta ruash dinjitetin në rrjedhën e këtij udhëtimi të dashur, të çmendur, të mahnitshëm që quajnë Jetë.
Çdo moment, çdo stinë, çdo vit do grumbullosh emocione, përvoja, dije.
Do rritesh, do kuptosh… do ëndërrosh!
Ti qëndro ashtu siç je, ruaje shpirtin tënd nga errësira e injorancës, nga poshtërsia e zilisë, nga errësira e koprracërisë.
Lexo, shkruaj, dhuro, buzëqesh, dashuro. Jeto!

Anton Vanligh

ObserverKult